Zhduket 3-vjeçari/ Arrestohet gjyshi i tij

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fëmijë 3-vjeçar është deklaruar i humbur në Policinë e Durrësit.

Fëmija jetonte me nënën e tij, ndërsa babai i kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor. Denoncimi në polici është bërë nga nëna e fëmijës.

Fëmija kishte shkuar tek gjyshërit, prindërit e të atit, por prej 4 ditësh nuk gjendet. Kjo ka bërë që nëna ta denoncojë në polici, e cila fillimisht ka vënë nën arrest gjyshin e fëmijës Rexhep Gunin, 58 vjeç. Ky i fundit pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë.

Ndërkohë në kërkim është shpallur gjyshja e fëmijës 3-vjeçar.

Nëna ka bërë denoncimin pasi ish-vjehrri nuk i përgjigjej, por në polici deklaroi se nuk kishin konflikte dhe djalin e merrnin rregullisht për disa orë në fundjavë.

Kësaj here, kur nëna e fëmijës ka tentuat t’i marrë në telefon, ata nuk i janë përgjigjur dhe kjo ka bërë që nëna të bëjë denoncimin.

“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij”, ka deklaruar nëna e djalit 3-vjeçar.

Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. Ndërkohë është dhënë sinjal të ruhen edhe pikat kufitare.

Zjarr Tv Ad