Me kë do të pozicionohen tani deputetët e Bashës? Ja si përgjigjen deputetët Alibeaj dhe Çollaku

0
1523
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit të Gjykatës, e cila ia dha vulën e PD-së Berishës, Lulzim Basha ka mbledhur strukturat për të diskutuar vendimin e Apelit.

Në nisje të mbledhjes pasditen e djeshme, deputetët Alibeaj dhe Çollaku u pyetën nga gazetarët nëse do ta respektonin vendimin e gjykatës dhe ku do të pozicionoheshin në këto momente.

Enkelejd Alibeaj tha se do të respektojë pikë për pikë vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa Kreshnik Çollakut ha se është deputet i PD dhe i tillë do të mbetet.

Pyetje: Do respektoni vendimin e gjykatës?

Alibeaj: Pikë për pike.

Pyetje: A do shkoni aty ku është shumica?

Çollaku: Unë i qëndroj atyre që kam deklaruar. Sot ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë, por se çfarë do bëjmë do dëgjojmë kolegët dhe do komunikojmë sërish. Do dëgjoj edhe kolegët dhe më pas do flasim.

Pyetje: Ju keni deklaruar që do respektoni vendimin e Apelit dhe do shkoni aty ku është PD

Çollaku: Unë jam deputet i PD dhe do mbeten deputet i PD. Vendimi është marrë, ne do ta respektojmë.

Pyetje: Jeni për një parti të re nëse propozon zoti Basha?

Çollaku: Të gjitha këto janë opsione që do ti diskutojmë

Zjarr Tv Ad