Ervin Salianji është intervistuar mbrëmjen e djeshme në Top Arena nga Alesia Bami.
Ai u pyet për disa Gjëra pikante, e mes tyre edhe për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.
Pjesë nga intervista:
Salianji: Unë flas vetëm të vërtetën
Kur punonit në bashki si avokat, Basha flinte gjumë 2 me 6?
Salianji: Jo, mund ta kishte nga 6 në 8
Ky është gjumi i bukurisë?
Salianji: Këtë nuk di ta them, nuk kam flet me të që ta di (qesh)
Elsia Spiropali politikania më seksi?
Salianji: Jo
Kush është më seksi?
Salianji: Po, apo jo më thatë
Ori Nebiaj më e zonja si deputete se si opinioniste?
Salianji: Këtë nuk di ta them. E zonja është te të dyja
Më mirë një darkë me një deputete apo moderatore?
Salianji: Me një moderatore
Do bëni podcat me Berishën me emër ‘më kast’
Salianji: Po mundet
Berisha nuk e sheh europianin?
Salianji: Po, por Shqipërinë e ndjek
Do na thuash ndonjë sekret për Berishën që ne nuk e dimë?
Salianji: Nuk i di sekretet se nuk kam marrëdhënie përtej politikës.