MESAZHI QË IU NIS DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË SOT

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të nderuar deputetë,

Në vitin e Lasgushit të shpallur nga Ministria e Kulturës mësojmë edhe për nismën Muze me Status Kombëtar për Lasgush Poradecin dhe titulli “Poet i Kombit”.

Bashkëngjitur keni librin “Pesë mungesat e mëdha të veprës së Lasgush Poradecit” në raport me Naim Frashërin.

Nisma qartësisht synon të fshehë luftën ndaj Rilindjes Kombëtare, Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, dhe Vëllezërve Frashëri dhe qartësisht ka prapavijë fetare.

Ne kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të jenë të vëmendshëm e të mos ndodhë siç ndodhi në 2018, kur tinëz me ligjin 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” u hoq nga lista e muzeve kombëtarë “Mësonjëtora e parë shqipe Korçë”, tinëz me VKM 146 (10 mars 2021) u fshi historia e muzeut të vjetër të “Mësonjëtores” që kishte statusin Muze i Arsimit Kombëtar dhe u shpall “krijimi nga e para” e Muzeut lokal të Korçës për Arsimin, i cil e theksojmë me VENDIM TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE 146 nuk iu la detyrë trashëgimi i “Mësonjëtores së parë shqipe” Korçë, ndërkohë që një vit më pas u fillua lufta ndaj Vëllezërve Frashëri përmes botimit të librit 826 faqe nga këshilltari i Kryeministrit.
Edhe emri “Mësonjëtore e parë shqipe” 7 mars 1887 është hequr nga pllakata ku ishte në hyrje të derës, që do të thotë se Shteti po fsheh një fakt historik (shkolla në atë vend ka qenë).

Ndërkohë tinëz e me shpejtësi Rilindja kombëtare u zhvenddos nga shekulli 19 në shek 20, nga Korça drejt Manastirit, sepse në vend të caktohej 7 marsi 1887 Festë Zyrtare Kombëtare u caktua një datë që është më pak e rëndësishme siç është 22 nëntor 1908 Kongresi i Alfabetit.
7 marsi është nisja e Sistemit të Sotëm Arsimor
22 nëntori është vazhdim i 7 marsit, por jo nisje.
Nuk do të kishte 22 nëntor pa 7 marsin.

Ndërkohë tani vjen nisma Lasgush Poradeci Muze me Status Kombëtar e me titull “Poet i Kombit”, që është një prishje e qëllimshme e hierarksisë së vlerave kombëtare.

Në këto kushte, ne do të donim që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të ndërmerrnin nisma të fuqishme ligjore
në mbrojtje ligjore të statusit “Naim Frashëri – Poet Kombëtar”
në mbrojtje të “Mësonjëtores së parë shqipe” Korçë (të kalojë me Status Muze Kombëtar i Arsimit, të rivendoset emri)
në mbrojtje të datës 7 mars 1887 (të jetë festë zyrtare)
në mbrojtje të Muzeut të Vëllezërve Frashëri në Përmet (të ketë status kombëtar)
programet mësimore të kenë të paktën 5 orë në vit nga klaasa e parë deri në 12 të detyrueshme nga Naim Frashëri
Ne do të donim që njëkohësisht Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut të merrnin masa të tilla. Pa iu drejtuar shtylla kurrizore idesë kombëtare nuk mund të ketë kulturë kombëtare dhe as komb me vlera. Këtë punë e bënë rilindasit dhe detyra jonë është të të mbajmë frymëzimin e brezave të lidhur me ato mësime, ideale, apo programe të zhvillimit të kombit.

Tashmë kemi hapur edhe një peticion që kërkon “Mbrojtje Ligjore për statusin Naim Frashëri Poet Kombëtar”

Me respekt,
Artur Shkurti
Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”

Zjarr Tv Ad