Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin: Do garoj me të për kryetare të PD. Si thua, Sali Berisha?

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila ka qenë  pjesë e grupimit të Sali Berishës dhe më pas u kthye në kritikën e tij, ka reaguar lidhur me “thashethemet” dhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Ndërsa thuhet se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, do të futet në garë për tu bërë kryetare e forcës politike, Kokalari s’ka nguruar që të sfidojë hapur Malltezin.

Nga Amerika, aty ku dhe jeton, Kokalari shprehet se nëse Malltezi futet në garë për kreun e PD-së, atëhere ajo do të kthehet në Shqipëri dhe t’i bashkohet garës.

E për këtë dëshirë të saj, Kokalari me ironi i kërkon “mendim” edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nese Argita Malltezi Berisha do hyj ne gare per kryetare te PD-se, do kthehem dhe une te futem ne gare me te. Si thua, Sali Berisha?”, shkruan Kokalari.

Zjarr Tv Ad