Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil privat për të moshuarit në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm (8 Gusht).
i moshuar azil bastun
Mësohet se një 78-vjeçar ka goditur disa herë me bastun shokun e tij të dhomës.
Raportohet se autori dhe viktima janë konfliktuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (8 Gusht).
Ngjarja ka ndodhur në një dhomë të azilit privat ku 78-vjeçari iu është drejtuar iu është drejtuar shokut të dhomës duke i thënë “Pse më ke zënë krevatin?”. Më pas ai e ka goditur disa herë me bastun 82-vjeçarin në disa pjesë të trupit dhe në kokë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, viktima me iniciale V. V., ka ndërruar jetë në vengjarje.
Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, i moshuari me iniciale Z. Sh., është arrestuar për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.