“Pakti” PD-PS për Kodin e ri Zgjedhor, Dashamir Shehi padi në Kushtetuese: Lista të hapura!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi përmes përfaqësuesit ligjor ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

Në kërkesën e depozituar në Kushtetuese thuhet se lista e kandidatëve për deputetë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe jo vullnetit të kryetarëve dhe ato sipas tij duhet të jenë të hapura.

Përfaqesuesi ligjor Rezart Kthupi teksa dilte nga Gjykata Kushtetuese tha para mediave se e ka dorëzuar padinë në emër të partisë së Shehit, pasi partitë e vogla opozitare kanë mendime të ndryshme juridike dhe vendosën që paditë t’i bëjnë të veçanta.

“Nga momenti i hyrjes në fuqi jemi përpjekur të adresojmë në mënyrë të përbashkët problematikën, duke pasur parasysh që mendimet juridike janë të ndryshme, kemi vendosur që secili të bëjë padi të veçantë”, tha Kthupi.

Partitë e vogla kundërshtojnë paktin “PS-PD” me Grupin e Dialogut Gjiknuri-Bylykbashi, për mbylljen e listave në 1/3 e tyre, dhe hapjen e 2/3-ve, duke kërkuar shfuqizimin e këtij neni.

Pas një seancë maratonë më 26 Korrik, Kuvendi miratoi me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë absetim, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor që parashikon që lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale.

Zjarr Tv Ad