Skandali me video-përgjimin, flet e ëma e priftit Xhufka: I them bravo të qoftë, vazhdo përpara

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Lidhur me këtë ka folur së fundmi edhe nëna e Xhufkës e cila është shprehur se asgjë nga ato që janë publikuar nuk është e vërtetë apo e vërtetueshme. Ajo theksoi se e mbështet të birin në rrugën e vet dhe i kërkoi të vazhdojë pa u ndalur në misionin e tij.

“Momenti normal që është shokues, por për sa kohë fëmija im nuk ka kryer marrëdhënie me të mitur, nuk kanë arritur në atë që kanë dashur të nxjerrin që shkon me meshkuj, për mua kjo është një nul, një dështim i atij lloj televizioni.

Pikë mbaroi. Për mua kjo nuk ka fare rëndësi dhe as më bën fare përshtypje. Djalit tim i kam thënë vazhdo përpara dhe mos u ndal. Atij bravo i qoftë për këtë që bën, dhe e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar, rrugën e Zotit.”, tha ajo për Euronews Albania.

Në rrjetet social u shpërnda një bisedë (chat), e cila pretendohet të jetë mes priftit nga Elbasani, At Nikolla Xhufka dhe një burri tjetër.

Mediat në Shqipëri e kanë publikuar bisedën, në bazë të të cilës kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Kujtojmë që prifti ortodoks nga Elbasani, në fakt nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, por që ka fituar popullaritet për qëndrimet e tij kundër kryepeshkopit Janullatos, duke e mveshur personalitetin e tij me simbole patriotike, dhe duke u kthyer në një lloj heroi për nacionalistët. Por ndonjëherë heronjtë kanë edhe anën e tyre të fshehtë, madje në rastin tonë, disi të ekzagjeruar, me biseda ku shprehen hapur dëshirat homoseksuale.

Zjarr Tv Ad