Kërcënohet me foto dhe video ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryebashiaku i Mallakastërs, Agron Kapllanaj është kërcënuar me foto dhe video që sipas tij janë të modifikuara.

Me atë të një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se gjatë natës një person u ka dërguar foto dhe video, dhe e ka shantazhuar duke i thënë se nëse nuk i dërgon para, pamjet do i shpërndajë.

Ai shprehet se ka refuzuar që të paguajë shumën e kërkuar nga shantazhuesi, teksa shkruan se sapo të kthehet në Shqipëri do i drejtohet organeve ligjzbatuese.

Postimi i plotë:

Pershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!

Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.

Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet. E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!

 

Zjarr Tv Ad