Policia ka shoqëruar në komisariat protestuesin Dilaver Nela, i cili mëngjesin e së martës sulmoi eurodeputetin Fredi Beleri, teksa ky i fundit po dilte nga Kryesia e Kuvendit.
Ngjarja ndodhi pas mbledhjes së Eurodeputetëve, kur Beleri u godit me vezë dhe kos nga një qytetar. Pamjet e incidentit, të siguruara para godinës së Kuvendit, tregojnë protestuesin që i afrohet Belerit me një qese në njërën dorë dhe një shishe kosi në tjetrën.
Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanat e ngjarjes.
Këtë të mërkurë, në lidhje me rastin reagoi dhe Ministria e Jahstme greke, e cila kërkoi nga autoritetet shqiptare të marri masa për sigurinë e eurodeputetëve.
“Dënojmë sharjet dhe fyerjet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës në Tiranë të delegacionit të Parlamentit Europian, për të kontrolluar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve dhe lirinë për të bërë punën pa pengesa. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Bashkimit Europian dhe duhet të gëzojnë respektin e duhur”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
VIDEO E INCIDENTIT TË BELERIT: