Edi Rama “hap thesin” me 100 milionë euro për pensionistët: Bonusi juaj do të jetë trefishi i asaj që keni marrë deri dje

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë pensionistët. Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë ka bërë me dije se në ditët në vijim do të çlirojnë një fond prej afro 100 milionë ero, shumë e cila do të shkojë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

Sipas asaj që kryeministri tha të gjithë ata pensionistë të cilët marrin një pension deri në 20 mijë lekë (pra 200 euro) do të përfitojnë trefishin e bonusit të deri djeshëm ( pra 150 euro). Ndërsa, ata pensionistë që marrin një pension prej më shumë se 200 euro, atëhere do të marrin bonus për festat e fundvitit shumën prej 100 euro.

“Lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afro 100 milionë euro për bonusin e tyre të fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lek, 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm.

Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lek do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lek do të marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme prej 100 euro.

Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për tu dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’ju dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha kryeministri Edi Rama, ndërkohë deputetët e opozitës shkaktuan tensione dhe zhurma, duke sjellë kështu dhe shkëputjen për disa minuta të seancës plenare.

Zjarr Tv Ad