Braçe tregon eksperiencën si zv.kryeministër: Administrata ishte han, njerëz që nuk shkonin në punë dhe oborri plot me Mercedez Benz

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Erion Braçe ka treguar në një intervistë për emisionin “Dekalog”, eksperiencën dy vjeçare si zëvendëskryeministër.

“Unë e refuzova propozimin e zotit Rama për t’u bërë ministër sepse u tremba. E para sepse nuk isha i sigurt nëse do të mbështetesha në politikat buxhetore e fiskale dhe kisha të drejtë sepse një muaj pas këtij propozimi ministri i Financave përmbyti skemën e TVSH-së në bujqësi e goditi rëndë.

Pra nuk isha i bindur nëse do të mbështetesha në këto dy gjëra dhe unë nuk bëhem ministër për të bërë poza. E dija që do të isha pjesë e qeverisë, por nuk e dija që isha zëvendëskryeministër. Nga ana e Z. Rama kjo gjë ishte krejt normale që të më emëronte dhe të mos ma thoshte dhe për mua e njëjta gjë pasi isha i dërrmuar nga ajo që kishte ndodhur në parlament.

Ishte një sfidë e hapur sidomos viti i parë si zëvendëskryeministër, kishte shumë punë siç ishte rikthimi i disiplinës në administratën publike. Kur unë kam shkuar në detyrë ishte një han, njerëz që nuk shkonin në punë.

Të shkruhet që sporteli hapet në orën 8:00 e të hapet në 9:30 dhe oborri të ishte vetëm me Mercedez Benz të parkuar ishte skandal. E dyta ishte produktiviteti ku letra të vetë ministrave që funksiononin në mënyrë fizike dhe jo elektronike, nuk merrnin përgjigje për muaj me radhë.

E rregullova me vullnet dhe kontroll. Tjetër gjë e rëndësishme ishte beteja fiskale sepse dëgjoj sot që ndërmerren fushata por atëherë janë bërë hapat e para.

Përvoja që ka lënë një shenjë shumë të madhe në punën si zëvendëskryeministër është tërmeti i 26 nëntorit.

Ishte një përvojë që uroj të mos e përjetoj njeri. Unë u largova në 8 korrik pas zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit pasi mbuloja 4 zona dhe nuk mora rezultatet që prisja për shkak të thyerjes në zonën e Divjakës me mungesë të 1000 votave u ndjeva keq edhe dhashë dorëheqjen i thashë kryeministrit që në shtator duhet t’i bënte llogaritë pa mua.

Përgjigjja ishte refuzuese nga ana e kryeministrit, por unë duhej të mbaja përgjegjësi politike për atë që përfaqësoja”, u shpreh deputeti Braçe për Dritare TV.

Zjarr Tv Ad