Grupi i deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste kanë braktisur sallën e Kuvendit pasi demokratja Ina Zhupa replikoi me deputetin socialist, Erion Braçe dhe e quajti këtë të fundit si “‘kone’, ‘të ha m** goja’!”
Sapo Zhupa mori fjalën për interpelancë, ajo iu drejtua me fjalë fyese socialistit. “O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht”, tha Zhupa.
Demokratja mbështeti vendimin e socialitëve për tu larguar, duke i thënë “të gjithë jashtë, të gjithë të korruptuarit jashtë. Ju hajdutë dhe të korruptuar nuk duhet të jeni këtu”.
Ndërsa deputeti i PS, nga vendi iu drejtua duke thenë: Mbaje gojën, fytyre e keqe, e di ç’te punoj!
Replika e saj ndaj Braçes erdhi pasi ai në nisje të seancës plenare e quajti atë ruse.“Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse”, tha Braçe.