“Ra në tokë për të mos u çuar më”- Humbi jetën në skenë, rrëfimi i ndjerë i Zamira Kitës për vdekjen e Aleko Prodanit: Po aktronim së bashku kur….

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja e njohur, Zamira Kita teksa ka dhënë një intervistë në “Ora News”, ku ka treguar një nga momentet kur ka përjetuar tmerr në mes të skenës.

Ajo rrëfen se teksa ishte duke aktruar me aktorin e ndjerë Aleko Prodanin, ku i fundit ra përtok dhe ndërroi jetë.

Zamira e konsideron këtë moment si një nga më të vështirët duke theksuar se ish-kolegu i saj “dha shpirt në vendin që deshi aq shumë.”

“Një nga momentet më të vështira, jo një nga por më i vështiri ka qenë momenti kur Aleko Prodani ndërroi jetë në skenë. Unë kam qenë në skenë me të, ne po luanim bashkë, dhe ai ra për të mos u cuar më. Dha shpirt në skenën që e deshi aq shumë,’ tha ajo ndërsa shtoi se Prodani i kushtoi gjithë jetën e tij aktrimit dhe se skena ishte pasuria e tij me e madhe.

“I kushtoi gjithë jetën e tij, artin e tij, talentin, ajo ishte pasuria e tij e madhe skena, teatri dhe ai atje dha shpirt,” u shpreh aktorja.

Zjarr Tv Ad