Marrëveshja me Greqinë, Bushati konfirmon “ftohjen” me Metën

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Presidencës duket se ka një ngrirje të marrëdhënieve, sa i përket çështjes së marrëveshjes për detin me Greqinë.

Këtë të enjte, shefi i diplomacisë shqiptare ka komentuar deklaratën e Presidentit të Republikës, i cili gjatë një interviste për Zërin e Amerikës tha se do të priste Gjykatën Kushtetuese për të marrëveshjen me Greqinë.

Bushati tha që është i habitur nga qëndrimi i Metës, por shtoi se ai nuk është askush që të gjykoj vendimet e të parit të shtetit.

“Negociatat nuk kanë përfunduar. Nuk mund të bëjmë dasmë nëse rast se nuk kemi çiftin. Derisa negociatat nuk kanë përfunduar, ne jemi pjesë e një ekipi, siç është dhe presidenti. Pikëpamjet e ndryshme kam fuqinë institucionale për të drejtuar në rrugë institucionale. Më habit që presidenti ka ndryshuar qëndrim, por kush jam unë që ta gjykoj të parin e shtetit”, tha Bushati gjatë konferencën me homologen austriake.

 

Zjarr Tv Ad