Kassel është një nga firmat më prestigjioze në Shqipëri në industrinë e ndërtimit.
Nga të dhënat në këtë industri, Kassel është lider në treg për skelat e ndërtimit të objekteve të ndryshme, si brenda po aq edhe jashtë vendit.
Të gjitha mjetet që kjo firmë operon në tregun shqiptar, janë brenda parametrave europiane të sigurisë dhe mbi të gjitha janë prodhim i vendeve të zhvilluara të BE-së.
Kassel sh.p.k ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në vende të ndryshme të Europës, si në Angli, Itali dhe Turqi.
Ndërsa, në Shqipëri përpara një viti ka marrë çmimin “Bleta e Artë” për sigurinë maksimale në punë.
Mirëpo, në vendin tonë çdo gjë lejohet dhe çdo gjë mund të ndodhë.
Prej disa muajsh, kjo firmë lider në industrinë e ndërtimit në vendin tonë, po përndiqet barbarisht me gjoba abuzive dhe absurde për një shtet të së drejtës.
Sipas, administratorit të kësaj firme bëhet me dije se kamionët me ngarkesë bllokohen nga policia dhe çohen në komision, por kjo është një humbje kohe për firmën; mos respektim të orareve me nënkontraktorin që ka një kontratë të rregullt dhe me të gjitha letrat në rregull.
Më tej ai shton, se bazuar në rregullat italiane ku ai ka punuar për 15 vite nuk i ka ndodhur kurrë një gjë e tillë.
“Ne si firmë jemi të detyruar të kërkojmë drejtësi, madje deri në instansat më të larta të drejtësisë europiane”,-thotë ai.
E gjithë kjo histori gjobvënie që shteti shqiptar ka nisur të aplikojë ndaj biznesit duke i bërë presione të vazhdueshme për pagim gjobash tek drejtuesit dhe politikanët shqiptar, vjen në të njëjtën kohë, kur një kompani e tillë me emër jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, është vlerësuar maksimalisht për sigurinë në punë.