Horoskopi 29 Shtator 2015

0
585
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

zodiac-circle-2015

Dashi 

Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe do e konsolidoni edhe me tej lidhjen tuaj. Mesdita dhe mbrëmja do jene shume me te veçanta. Beqaret duhet te perfito0jne sa te mundin nga ftesat qe do ju ofrohen sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotërojë ne çdo moment. Nuk priten probleme e vështirësi.

Demi 

Dite shume e trazuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni ashpër me personin qe keni ne krah dhe mund te mendoni edhe për ndonjë ndarje. Beqaret do takojnë princin e kaltër dhe do fillojnë me te një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave nuk do jete aspak e mire kështu qe duhet te mateni disa here para se te kryeni shpenzime.

Binjaket

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni me personin qe keni ne krah dhe do e surprizoni ne çdo moment tjetrit. Beqaret nuk do jene me fat dhe do mbeten serish te vetmuar. Ne planin financiar duhet te mateni para se te hidhni çdo lloj hapi, përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Gaforrja

Kujdes me agresivitetin përkundrejt partnerit tuaj sot sepse partneri nuk do ju toleroje asnjë moment. Mos e shkatërroni me dorën tuaj gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do jene mjaft kërkues dhe nuk do arrijnë ta gjejnë personin qe do i përmbushë te gjitha kërkesat e tyre. Financat do i riorganizoni dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme.

Luani

Dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar te pamundurën. Beqaret do kenë një dite me entuziaste dhe te mbushur me te reja. Pranojini ftesat qe do ju bëhen nëse doni te ndryshoni shpejt status. Dielli do jete planeti qe do ju ndihmoje ne planin financiar. Do kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe nuk do bëni çmenduri.

Virgjeresha

Nëse partneri juaj tregohet i ashpër sot, mos i vini faj dhe mos merrni vendime te nxituara. As ai vete nuk do te sillet ne atë mënyrë, por rrethanat e bëjnë te mos e kontrolloje veten. Beqaret nuk do arrijnë dot as sot ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund te shlyeni edhe disa borxhe te vjetra.

Peshorja

Tregohuni me te hapur ndaj propozimeve qe do ju beje partneri juaj sot dhe keni për t’u ndier shume here me mire se me pare. Ndonjëherë ne një lidhje duhet bere edhe ndonjë çmenduri e vogël. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa te reja. Duhet ende te presin për te bere ndryshime. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do i zgjidhni te gjitha problemet.

Akrepi

Do merreni vesh për çdo gjë sot me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni me mire se kurdoherë. Mbrëmja ka për te qene edhe me emocionuese. Beqaret ka mundësi ta ndryshojnë statusin me shpejt nga sa kishin menduar. Çdo gjë ka për te qene shume here me ndryshe. Ekuilibri financiar do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni me te qete se kurrë me pare.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do jete me ndryshe nga disa dite me pare. Do jeni me te afërt me partnerin dhe do e keni te lehte te flisni për tema delikate. Beqaret do fillojnë një lidhje serioze me një mik te hershem te cilin prej pak kohesh e kishin pare me tjetër sy. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume kujdes se me pare. Gabimi me i vogël qe mund te bëni do ju sjelle probleme te mëdha.

Bricjapi

Bashkëpunim, humor i mire dhe ndjenja reciproke. Kjo dite do jete e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse jo gjithmonë gjerat janë ashtu. Beqaret do preferojnë te ëndërrojnë vetëm edhe sot dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Financat do fillojnë te kenë përmirësime te vola, megjithatë duhet te keni durim dhe duhet te bëni kujdes.

Ujori

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do mundoheni ta kontrolloni ne çdo moment. Ky do jete gabimi me i madh i cili do ketë pasoja tek e ardhmja. Beqaret duhet te këshillohen me miqtë para se te pranojnë disa ftesa. Ne planin financiar asgjë nuk do ju ece si keni dashur. Tregohuni sa me te matur me çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Do kërkoni me shume pavarësi nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe kjo nuk do i pëlqejë fort atij. Flisni për gjithçka me qetësi dhe tregojani si është gjendja. Beqaret do realizojnë plot takime te cilat kane për t’ua ndryshuar jetën përgjithmonë. Ne planin financiar do i keni idetë e qarta dhe do dini si te veproni ne çdo moment. Nuk priten aspak probleme apo vështirësi.

Zjarr Tv Ad