Iva Tiço i përgjigjet Bleonës?

0
1692
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

iva-tico-bleona

Lajmi për debatin mes Iva Tiços dhe Bleonës ka qenë, pa dyshim, kryefjala e kësaj jave. Këngëtarja, e ftuar tek Arian Çani, përsëriti akuzat për gazetaren. Nga ana tjetër, Iva ka zgjedhur ta kalojë në heshtje këtë debat, duke mos preferuar deklaratat publike. Megjithatë, një postim bërë pak ditë më parë në “Instagram”-in e gazetares, duket se është për Bleonën.

“Sa për të të kujtuar! Të bësh një mamografi për gjoksin është më e rëndësishme sesa ta postosh atë në ‘Instagram’”, ka qenë fotoja e shpërndarë nga Iva, që e ka shoqëruar me statusin “Jo vetëm në tetor”. E duke njohur konfliktin mes dy vajzave, natyrshëm të vjen ndërmend se kjo këshillë është për Bleonën, që nuk i ka kursyer fotot ‘topless’ apo me dekolte të theksuar në “Instagram”.

Kjo, me sa duket, është edhe përgjigjja që Iva i ka dhënë Bleonës pikërisht në muajin kundër kancerit të gjirit. Pas kësaj, të gjithë jemi kureshtarë sesi do t’i përgjigjet Bleona, me natyrën e saj moskokëçarëse.

Zjarr Tv Ad