Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës. Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri, pranë banesës së tyre.
Viktimat janë vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, të cilët janë qëlluar me breshëri plumbash.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës.
Ndërsa një makinë e djegur tip “Benz” me targa AA369RV, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur në vendin e njohur si “Livadhe”.
Fora të shumta policia kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.