Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kërkuar informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për vendimin e vendosjes së Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura në aeroportin kombëtar.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi. Ai sqaron se Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.
“Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”, thuhet në njoftim.
Dje ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi për vendimin e vendosjes së ushtrisë në aeroport, ndërsa pak orë më vonë nisi edhe vendosja e trupave të Policisë Ushtarake.