Donald Trump ishte nder kandidatet republikane qe kane ngjallur me shume debate gjate fushatës se deritanishme elektorale për president te SHBA, por ai ka vendosur ta bojkotoje debatin e fundit televiziv. Shkak është bere përplasja me moderatoren e Fox News ne debatin e pare gushtin e kaluar dhe tashme mulitmiliarderi mendon se ajo nuk do ta trajtonte ne mënyrën e duhur, nëse do te merrte pjese. Lajmin e mungesës se Trump ne debatin e se enjtes ne Iowa, ku me 1 shkurt do te mbahen zgjedhjet paraprake, e dha menaxheri i fushatës se tij elektorale. Me herët Trump kishte deklaruar se moderatorja nuk mund te luaje me te siç mund te beje me rivalet e tij, qe do t’i shohë se c’vleresime do te marrin. Megjithatë ne kohen kur do te mbahet debati, Trump do te zhvilloje nje takim ne Iowa per te mbledhur para per veteranet e plagosur. Vendimi i papritur i Trump e nxiti rivalin e tij kryesor, senatorin e Teksasit, Ted Cruz ta sfidoje ne nje tjetër debat koke me koke. Ne mungese te Trump qe ka thelluar shkëputjen nga kundërshtaret ne sondazhet, 7 kandidatet e tjere republikane per president do te përpiqen te fitojnë pike ne debatin e fundit ne mënyre qe te bindin votuesit.
Donald Trump nuk perballet ne debatin televiziv
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...