A do e bashkojnë opozitën zgjedhjet e reja në Kukës, Ibsen Elezi: Berisha-Basha ia kanë borxh kuksianëve fitoren

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë më 24 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, pas vakancës së krijuar për shkak të shkarkimit kryebashkiakut socialist Safet Gjici prej video skandalit erotik të publikuar në media.

I ftuar për të folur rreth zhvillimeve, por edhe për kushtet të cilat opozita duhet të përmbushë për këto zgjedhje ishte Ibsen Elezi, ish-kreu i PD në Kukës.

Gjatë intervistës në studion e ‘FaxNews’, Elezi u ndal të analizonte potencialet e demokratëve në këto zgjedhje, dhe se a do të jetë i mundur një bashkim opozitar për të sjell fitoren në këto zgjedhje.

Ai u shpreh se opozita nuk ka shumë kohë për bashkim dhe se si Basha ashtu edhe Berisha ia kanë borxh Kukësit një unifikim, kjo pasi në 2019 ata ‘i falën’ zgjedhjet në këtë bashki.

“Ka dy kushte të cilat janë vendosur për zgjedhjet e reja të 24 shtatorit në Kukës. E para kërkohet që opozita të dali në zgjedhje me një kandidat të bashkuar dhe e dyta që kandidati të jetë me banim në Kukës. Është vënë ky kusht pasi ky është një problem i kahershëm, që i ka shqetësuar demokratët e Kukësit prej kohësh, fenomeni i katapultimit për zgjedhjen e kryetarit i cili nuk e njeh mirë qytetin. Kjo ka ndodhur në 2015, dhe në 2019 ne e ‘falëm’ bashkinë e Kukësit, më pas edhe në 2023 ndodhi i njëjti fenomen, ai i katapultimit nga Tirana. Nuk e dimë se sa është çuar ky mesazh te ‘Rithmeli’ pasi për të qenë të sinqertë kanë një elektoral të konsiderueshëm. Mungon një analizë e detajuar rreth organizimit të PD-së, si edhe njohjen e potencialeve dhe rreziqeve që vijnë nga kundërshtarët, çka e vështirëson edhe më shumë situatën në të cilën ndodhet opozita. Kam pasur biseda dashamirëse rreth këtyre temave me anëtarë të partisë, edhe pse unë jam shkëputur nga Kukësi që në 2014, kur u largova si kryetar partie, por që kam sugjeruar që kandidati të jetë i unifikuar dhe me banim në Kukës.

Ndërhyrja nga Tirana si e Berishës ashtu edhe e Bashës e shoh si problematike pasi atje ka demokrat të përbërjeve të ndryshme dhe kjo nuk do e çonte në unifikim opozitën. E kanë si detyrim që të arrihet një unifikim pasi në 2019 ata e falën të dy bashkë Kukësin, pasi nuk pati reagim nga Berisha dhe kishte vetëm një stimulim nga Basha në aksionin e vetë qorr-politikë. Edhe për të realizuar një bashkim në këtë moment prapë është e vështirë pasi nuk kanë shumë kohë. KQZ tha se fushata do të fillojë në 11 shtator, dhe koha është e pamjaftueshme si për organizimin elektoral ashtu edhe për fillimin e fushatës. PD ende nuk ka një kandidat çka e bën më të vështirë këtë situatë, ai duhej zgjedhur që në fillim të korrik që të kishte kohë për tu njohur me elektoratin.” tha Elezi.

Zjarr Tv Ad