A do të futet në politikë Argita Malltezi? Ja si përgjigjet vajza e ish-kryeministrit

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka paralajmëruar se do të futet në politikë, nëse e shikon të nevojshme.

E pyetur nga gazetarët, ajo tha se shpreson që situata në vend të kalojë në hullitë e ligjshmërisë, ndërsa theksoi se procesi të Sali Berishës është një padrejtësi.

“Aktualisht në qëndrojmë në këtë formë që po e bëj sot, por mund ta përshkallëzoj duke marrë vendime të tjera drejt politikës”, tha Malltezi.

Pyetje: Është një pyetje që ju është bërë në vijimësi por meqë ka zhvillime, përgjigja juaj mund të ketë ndryshuar. Flas për deklaratës nëse jeni e gatshme të kandidoni për pozicion në PD nëse është e nevojshme. A po ju nxit procesi ndaj Berishës për të hyrë në politikë.

Argita Malltezi: Unë shpresoj që e gjithë situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore, përfshirë edhe ato politike që kanë shinat e tyre të ligjshmërisë. Sigurisht që do të qëndroj nëse mendoj që është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht në qëndrojmë në këtë formë që po e bëj sot, por mund ta përshkallëzoj duke marrë vendime të tjera drejt politikës.

Zjarr Tv Ad