A do të kandidojë Argita Malltezi në zgjedhjet e 2025-ës? Ja si përgjigjet Sali Berisha

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë që vajza e tij, Argita Malltezi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Në një konferencë për mediat nga arresti shtëpiak, Berisha u shpreh se nuk e di nëse Argita Malltezi e ka këtë ambicie, por theksoi se nëse ajo dëshiron primaret janë të hapura.

“Do jeni në listë të hapur apo të mbyllur dhe a do të kandidojë Argita Malltezi?”, u pyet Berisha në video-konferencë.

“Të them të vërtetën në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion. Sa i përket Argita Malltezi, atë nuk e vendos unë, por vetë ajo, nëse dëshiron primaret janë të hapura. Por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie apo jo”, tha kryedemokrati.

Sali Berisha, i cili u mor i pandehur nga SPAK për dosjen “Partizani” nën akuzën e korrupsionit pasiv, u pyet gjithashtu nëse ka një plan “B” për Partinë Demokratike nëse dënohet nga GJKKO.

Ai la të nënkuptohet se nuk do të tërhiqet teksa u shpreh se përpjekja për të uzurpuar PD do të dështojë.

“Rreth dy vite më parë Rama e Balla organizuar atentat ndaj meje në mes të ditës. Në korridoret e këtyre kriminelëve flitej se janë orët e fundit të Sali Berishës, vazhdova miting pa asnjë plan B. Përpjekja për ti uzurpuar PD udhëheqjen, dështoi dhe do të dështojë, kjo është betejë për sovranitetin e vendit, për themelin”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad