A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Flet Sekretari i Përgjithshëm i PS

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshimet në qeveri të njoftuara një ditë më parë nga kryeministri Rama për sekretarin e përgjithshëm të partisë socialiste, Blendi Klosi kanë si synim vizionin që socialistët kanë për 2030-ën.

“Vizioni jonë për 2030-ën kërkon që ne të kemi një ndryshim të ri. Vizioni i 2030 kërkon që të jetë forca të reja në qeveri, në parti, të ketë mendime të reja, aksioma të reja dhe teknicienë të rinj”, tha Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i PS.

Po a janë këto ndryshime të diktuara nga aksionet e ndërmarra nga drejtësia?

“Të 7 koleget kanë një histori 10 vjeçare kanë firmosur me qindra shkresa e tendera dhe të 7 vijnë përsëri në pushtet. Pa dyshim ka edhe njerëz që e kanë shkelur dhe kanë bërë gabime.”– shtoi Klosi.

Në këto kushte, a janë socialistët të përgatitur për zgjedhje të parakohshme. Për këtë, Klosi dha këtë përgjigje.

“A ndodhë kjo për 6 muaj, 1 vit apo 1 vit e gjysmë, është shumë pak, ne po punojmë“, tha Klosi në një intervistë në Euronews.

Zjarr Tv Ad