A do të votojë PS për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës? Ja si përgjigjet Bledi Çuçi

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës do të vendosë Këshilli i Mandateve dhe Rregullores.

“Nuk është e vërtetë që nuk e kemi zbatuar. Në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese është mbledhur këshilli i Legjislacionit. Aty do të informohemi për vendimin. Ndaj ia kemi dërguar Këshillit të Mandatit të Rregullores. Por kuvendi ka qenë në flakë dhe tym. Vendimmarrja është e grupit parlamentar.

Do të mblidhet Këshilli i Mandatit dhe Rregullores. Këshilli i Legjislacionit që merr vendimin e Kushtetueses, e shqyrton dhe më pas thotë; do t’i kalojë Këshillit të Mandateve.

Pra do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Vendimet i marrim të gjithë bashkë. Ajo është një çështje që duhet ta marrë Këshilli i Mandateve. Ju këshilloj që ta lexoni mirë atë vendim. Nuk kemi një vendimmarrje, se nuk jam unë Këshilli i Mandateve. Nuk e mbledh unë Këshillin”, tha Çuçi.

Zjarr Tv Ad