Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, u pyet se a do t’i falë ndonjëherë nipërit, pas ngjarjes së kobshme, ku u vra vëllai i saj. Ajo deklaroi se kërkon që drejtësia të zbardhë motivin e ngjarjes, ndërsa shtoi se më pas gjërat edhe mund të ndryshojnë.
“Unë dua që të dalë e vërteta dhe autorët të dënohen. Të dalë ajo e vërtetë që mua do më bindë, jo se më intereson mua, por unë e njoh shumë mirë vëllain tim. E vërteta do të dalë, edhe fëmijët do e kuptojnë se ku i ka futur nëna e vet dhe rrjedha më pas ndryshon.
Avokatë, ju lutem shumë kush ka interesin e xhepit, të mos merret me këto gjëra. Njerëz jemi, kur i ndodh diçka edhe një njeriu në rrugë, ne e ndihmojmë. Nëse vëllai im do ishte gabim, unë do thosha. Por, ai ka jetuar me monstrën 26 vite”, deklaroi motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka.