A duhet të ketë dorëheqje pas humbjes së 14 majit? Topalli: Opozita s’bëhet me modelin e ish-kryetarit

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për mediet para mbledhjes së Kryesisë të thirrur nga Sali Berisha ditën e sotme.

Ajo është pyetur nëse duhet të ketë dorëheqje pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Topallit opozita nuk mund të bëhet me modelin e ish-kryetarit, duke iu referuar kështu Lulzim Bashës.

Kujtojmë se Partia Socialiste fitori 53 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm 7.

Znj. Topalli kush është përgjegjës për humbjen e thellë më 14 maj?

Topalli: E para, këto nuk ishin zgjedhje. E dyta, pushteti nuk do ndalet. E treta, opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.

A duhet të ketë dorëheqje?

Topalli: Në zgjedhjet politike po.

Zjarr Tv Ad