A e kanë demokratët emrin e kryeministrit për qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Noka

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Flamur Noka në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar Rithemelimit, tha se misioni i kësaj force politike është që të rikthejë demokracinë përmes votës së lirë.

Sipas tij, që të rikthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike.

“Shqiptarët prej 10 vitesh nuk votojnë të lirë. Regjimi i Edi Ramës, blen, vjedh dhe shantazhon dhe tjetërson votën. Ky është një mision i yni, që të rikthehet vota e lirë do të duhet një qeveri teknike.

Kjo do të jetë motoja e betejës dhe aksionit tonë. Shqipërisë duhet ti rikthehet vota, demokracia dhe liria”, tha Noka.

Sa i përket votimit, Noka tha se kryesia votoi në mënyrë unanime dhe se ia çuan Këshillit Kombëtar, i cili sipas tij votoi për bashkimin e demokratëve.

“Kryesia nuk voton, kryesia miratoi në mënyrë unanime dhe ja coj Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar kishte 6 vota kundër dhe votoi në mënyrë unanime këtë proces bashkimi aq shumë të pritur”, shtoi ai.

Ndërsa i pyetur për qeverinë teknike, Noka iu shmang pyetjes për emrin e kryeministrit, ku deklaroi se qeveria teknike është një mision i tyre.

“Në traditën e PD-së dhe demokracisë, kryeministër bëhet ai që ka më shumë vota. Sot ne nuk jemi forca e dytë, por e parë. Qeveria teknike është një mision i yni”, deklaroi Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad