“A mund ta arrestoni vetë “peshkun” e parë të madh”, Gaz Bardhi “urdhër” të prerë Altin Dumanit, ja reagimi i tij

0
635
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK raportoi sot në Komisionin e Ligjeve për punën që ka bërë në vitin e fundit.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi, Altin Dumanit që si drejtues i këtij institucioni të hedhë vetë hapin i pari për të ndëshkuar të paprekshmit e 30 viteve të fundit në Shqipëri.

Kreu i SPAK-ut, Dumani tha se hetimi për zyrtarët e lartë është shumë i vështirë.

“Nuk mund të raportojmë për çështje konkrete. Krimi i “jakës së bardhë” janë çështjet penale më të vështira për t’u hetuar. Krimi i organizuar është më i thjeshtë krahasuar me këtë”, tha ai.

Por bëri një paralajmërim.

“Kemi në hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultatet e tyre”, tha Dumani.

Zjarr Tv Ad