A u përmend Berisha? Alibeaj pas takimit me Donfried: Mbështesin një opozitë pro-amerikane që shesh nga e ardhmja

0
215
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeja tregoi në një prononcim për media çështjet e diskutuara në takimin me ndihmës sekretaren amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Alibeaj nuk iu përgjigj pyetjes nëse në takim u përmend edhe ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur tashmë “non-grata” nga SHBA, por tha se mori mbështetjen e zyrtares së lartë amerikane për një opozitë të fortë dhe pro amerikane që sheh nga e ardhmja.

“Pata kënaqësinë sot të prisja sekretaren e shtetit dhe ekipin e saj. Folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur, zgjedhjet, të jemi të organizuar. Po kështu edhe për çështje të rëndësishme siç është ajo e luftës ndaj korrupsionin. I shpreha vendosmërinë tonë për të çuar para këto sfida. Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që PD ka patur me SHBA, pashë mbështetjen e madhe që kanë SHBA ndaj PD. Mora mbështetjen e fortë të saj për një opozitë të fortë të qëndrueshme pro amerikane që sheh nga e ardhmja.

Unë besoj që sfida që diskutuam prekin të gjithë Shqipërinë. Në takime diplomatike thuhen ato çështje që janë të rëndësishme për Shqipërinë, demokracinë, shtetin e së drejtës që i interesojnë DASH”, deklaroi Alibeaj.

Zjarr Tv Ad