Acari paralizon vendin, 2 të vdekur. Gripi, 10 vetë në rrezik jete

0
1119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria po përjeton një periudhë të vështirë që për disa shkon në kufijtë e mbijetesës dhe për disa të tjerë ka përfundua tragjikisht.

Në Sarandë sot u gjet i vdekur një 53-vjeçar i cili humbi jetën nga i ftohti. Ai nuk kishte një strehë ku të mund të jetonte dhe vdiq në mes të acarit në një isb-banesë të braktisur, në kushte të mjerueshme.

Më herët në Durrës u gjet i vdekur një 38-vjeçar, gjithashtu i pastrehë.

Shkon në dy numri i viktimave prej të ftohtit, gjendet një person i vdekur në Sarandë

Autoritetet thonë se po bëjnë përpjekje të shpëtojnë njerëzit e pastrehë dhe bëjnë thirrje që kush ka informacion për njerëz që jetojnë rrugëve të njoftojnë policinë në numrin unik 129 i aksesueshëm nga celularët dhe numrat fiks.

Sakaq, gripi i ka marrë jetën disa personave, ku zyrtarisht dy janë të konfirmuar, por mjekët flasin për të paktën pesë raste të njerëzve kryesisht në moshë të thyer të vdekur nga gripi.

Kurse të paktën dhjetë persona të tjerë janë në gjendje të rëndë për shkak të prekjes nga virusi i gripit.

Nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmohet se deri më tani në gjendje të rëndë shëndetësore janë 10 persona, 3 prej të cilëve të shtruar në reanimacionin e spitalit të mushkërive “Shefqet Ndroqi” dhe 2 në reanimacionin e Spitalit të Vlorës.

Nga Elbasani, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha sot se qendrat shëndetësore edhe spitalet janë në gatishmëri edhe ditën e shtunë dhe të diele.

I ftohti rekord në Tiranë, një shtetasamerikan strehohet në një prej qendrave sociale

“Situata vazhdon të jetë problematike, ende intensiteti i sëmundjes është i lartë, edhe pse dy ditët e fundit jemi përpjekur që të administrojmë me një bashkëpunim midis spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Sot është e diele megjithatë i gjithë kujdesi shëndetësor parësor në qytetet kryesore të vendit është në shërbim të vizitave për të qenë më pranë qytetarëve, por edhe për të ulur sado pak ngarkesën që kanë spitalet tona”, tha Beqaj.

Shqipëria “ngrin” nga akulli dhe dëbora, acariarrin kulmin

Ndërkohë, temperaturat e ulëta deri -20 gradë Celsius kanë krijuar vështirësi jetese dhe qarkullimi rrugor është rënduar shumë nga reshjet e dendura të dëborës.

Emergjencat Civile njoftojnë se, pavarësisht ndërprerjes së reshjeve të dëborës, ka ende akse rrugore nëpër fshatra të njësive administrative të zonave të thella malore që nuk janë hapur plotësisht.

Zjarr Tv Ad