Agron Shehaj mban foltoren e bllokuar, nuk lë as Berishën të flasë, Spiropali e përjashton nga seanca: Suksese!

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca e sotme parlamentare deputetin Agron Shehaj pasi ky i fundit bllokoi foltoren për disa minuta.

Edhe pse fjalën për procedurë e kishte kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, Shehaj sërish nuk ka pranuar të lirojë foltoren. Pas disa paralajmërimesh Spiropali e ka përjashtuar nga seanca duke i thënë se nëse do kopjojë deputetët e PD që bllokojnë foltoren, më mirë të dëgjojë origjinalin Sali Berishën.

Agron Shehaj mban foltoren e bllokuar, nuk lë as Berishën të
Deputeti Agron Shehaj
“Deputeti Sali Berisha ka fjalën, apo të vijojmë me folësit e tjerë. Askush nuk mund të bllokojë foltoren. Uluni në vend, zhbllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen, nëse e përsërisni ju jap vërejte. Mos krijoni skena të kota, do ju heq të drejtën e fjalës.

Lësho foltoren se do ju përjashton nga seanca. Po qe për revolucion ta kalojnë ata. Fjalën ia kam dhënë një deputeti, s’mund ta marrësh dot fjalën me dhunë. Për të qënë kopje të këqija të disa të tjerave janë më mirë origjinalët. Më mirë dëgjojmë origjinalët se sa ju.

A ka mundësi të mos bllokoni foltoren e Kuvendit, mund të biem dakord që një deputet nuk mund të bllokojë foltoren. Të ulet në vend deputeti. Zhblloko foltoren. Fjalën e ka deputeti Berisha.

“Jeni i përjashtuar nga seanca zoti Shehaj, masë disiplinore ju paralajmërova disa herë.”

Zjarr Tv Ad