Agron Tufa paralajmëron pas pushimit të çështjes ndaj Spartak Brahos: Së shpejti padi më të rëndë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa, ka reaguar ashpër një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen penale ndaj deputetit socialist, Spartak Braho.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Tufa paralajmëron se së shpejti do të depozitojë një sërë padish të reja edhe më të renda, në shkallë të gjerë.

“Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.

Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor. Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!”, shkruan Tufa.

Zjarr Tv Ad