Aksidenti me autobusin e “Unazës”, drejtuesi i Porsche: Më “kryqëzuan” vetëm për faktin se kisha makinë të mirë

0
218
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i mjetit Porsche, i cili u përfshi në aksidentin masiv që shkaktoi autobusi i Unazës së Re, ishte në një lidhje direkte me “Dita Jonë”, në A2 CNN, ku theksoi se pjesa më e rëndë e këtij aksidenti ishte se e akuzuan vetëm për faktin se kishte makinë të mirë.

Kaljon Aleksi tregon se si ndodhi dinamika e aksidentit:

“Ndalova në semafor dhe ndjeva një goditje të fortë nga pas.

Nuk e kuptova se çfarë ndodhi, u ngrit pjesa e pasme e makinës dhe u shtyva në drejtim të pemës, te stacioni i autobusit.

Instinktivisht shkela frenat, por ishte e pamundur të frenonte makina nga inercia.

Kur ktheva kokën pas, pashë xhamin e autobusit që më goditi makinën e më pas nuk mbaj mend”, tha ai.

“Gjëja e parë që bëra pas aksidentit, ishte të dilja nga makina dhe telefonova vëllain tim”, shtoi Aleksi.

Drejtuesi i Porsche theksoi se vajza që ishte në stacion shpëtoi për faktin se makina e tij është e lartë:

“Për fat nuk e futi poshtë vajzën, por e ngriti dhe e shtyu përpara”.

Zjarr Tv Ad