Dy personat e tjerë që kanë qenë në makinë me Eldi Alushin në orët e para të mëngjesit të djeshëm kur ndodhi aksidenti në digën e liqenit janë identifikuar si Jurgen Allushi dhe Emiljano Nina, e njohur edhe me mbiemrin Tasho.
Ky i fundit është kushëri i Vis Martinaj dhe persona me disa precedentë. Policia është në kërkim të këtij shtetasi për ta marrë në pyetje.
Nisur nga dëshmia kontradiktore e Eldi Allushit, policia po verifikon thëniet e tij për të zbuluar nëse shofer në “X6” ndodhej ai apo Emiljano Nina.
Por kush është Emiliano Nina?
27-vjeçari është një person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet vendase. Ai mbahet që nga vrasja e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në Linzë, më 11 nëntor të vitit 2015. gjithçka nisi për para me fajde.
Nina mbërriti në Linzë, pranë lokalit me emrin ‘Muraga’, i shoqëruar nga kushëriri i tij Ervis Martinaj, Mirsad Kuçan dhe Bujar Hasani Lika (tashmë i ndjerë).
Të katërt kërkonin Ismet Gaxherrin, pronarin e lokal ‘Muragës’, i cili u kishte para borxh. Mes tyre ndërhyri dhe Enton Nika e në momentin që Nina qëlloi me armë zjarri e vrau 30-vjeçarin e plagosi Gaxherrin. Dosja u mbyll dhe Nina u dënua, por problemet s’i la mënjanë.
Në vitin 2018, i riu që në atë kohë ishte 23 vjeç tronditi pushuesit në Dhërmi pasi qëlloi me armë zjarri në një klub natën. Ai qëlloi katër herë, por nuk la të lënduar.
E gjithë ngjarja, sipas bluve në atë kohë, ndodhi pas një sherri mes Emilianos dhe një tjetër personi, për konflikte të hershme mes tyre.
Emiliano (Nina) Tasho është gjithashtu i përfshirë edhe në vjedhje, më datë 30.09.2015 dhe më datë 12.03.2014, Nina marrë pjesë në dy vjedhje me armë zjarri.