Aksidentohet Meriton Mjekiqi, ish-banori i BBV në gjendje të rëndë!

0
1017
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-banori i BBV, Meriton Mjekiqi raportohet se është përfshirë në një aksident rrugor teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.

Moderatori i njohur mësohet se është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Meriton Mjekiqi po udhëtonte gjatë natës në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.

Ish-banori i BBV raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një fushë. Meritoni ka mbetur i bllokuar rreth 1 orë brenda makinës dhe është dashur ndërhyrja ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Meriton Mjekiqi pas përfundimit të Big Brother Vip e ndan kohën e tij mes Kosovës ku ka familjen dhe Shqipërisë ku po shijon lidhjen e dashurisë me gazetaren Ilnisa Agolli. Meritoni, i cili tashmë është zhvendosur për të jetuar në Tiranë, po përgatitej që të niste karrierën si menaxher artistësh në Kosovë e Shqipëri.

Zjarr Tv Ad