“Akt hakmarrës për bindje politike”, denoncimi i Berishës: Si e hoqi nga puna Mirela Kumbaro mësuesen me eksperiencë 30-vjeçare

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot publik një denoncim kundër ministren Mirela Kumbaro, ku kjo e fundit akuzohet se ka shkarkuar nga puna një mësuese me eksperiencë 30-vjeçare në Libohovë. Teksa ka publikuar denoncimin, Berisha tha se mësuesja është larguar nga puna vetëm për bindje politike.

DENONCIMI
Kumbaro largon nga arsimi, për shkak të bindjeve politike, mësuesen shembullore me 30 vite eksperiencë, Erena Çobani. Vendin e saj e zënë akrabaja e saj, që nuk është fare nga Libohova. Qytetarët e Libohovës protestojnë ndaj padrejtësisë së Kumbaros.

Dënoj me ashpërsi largimin nga arsimi për bindje politike pas 30 viteve, të mësueses shembullore nga deputetja kallp, si një akt të papërgjegjshëm dhe hakmarrës të ish drejtoreshës së gjimnazit të Libohovës, mësueses së respektuar në të gjithë sistemin arsimor të qarkut të Gjirokastrës dhe nga qytetarët e Libohovës. Kërkoj rikthimin e saj të menjehershën në punë dhe u bëj thirrje sindikatave të ndalojnë akte të tilla të dënueshme në arsim.

⬇️Këtu më poshtë keni denoncimin në portalin e njohur “Libohova Post” të kësaj shkeljeje flagrante. sb

Drama e zbrazjes së shkollave dhe e largimit të profesionistëve nga sistemi arsimor.

Zbrazja e Shqipërisë nga emigracioni masiv i viteve të fundit, largimi i të rinjve dhe i famijleve, po sjell një dramë të madhe sociale. Shkollat po zbrazen gjithmonë e më shumë, vit pas viti, dhe klasat po ngelen bosh, pa nxënës, pa fëmijë e të rinj.

Bashkë me këtë, paralelish, një tjetër dramë po zhvillohet; ajo e largimit të mësuesve dhe profesionistëve të arsimit nga sistemi arsimor. Mësues me 20 apo 30 vjet eksperiencë dhe kontribut në shkollimin e fëmijëve shqiptar po pushohen nga puna me motivacionin e uljes së orëve të mësimit nga pakësimi i numrit të nxënësve dhe klasave nëpër shkolla.
I tillë është edhe rasti i mësuese Erena Çobanit në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë.

Mësuese Erena ka filluar të japë mësim që në vitin 1992 në këtë shkollë, në shkollën ku ajo vetë kreu studimet e shkollës së mesme. Shkollë të cilën ajo e drejtoi, në cilësinë e drejtoreshës, në vitet 2010-2014. Shkolla e vendlindjes së saj, të cilës i kushtoi jetën e saj profesionale dhe në të cilën kontrubuoi në arsimimin e brezave të tërë.

Pak ditë më parë, pas 25 viteve mësimdhënie në lëndët biologji-kimi, mësuese Erenës i erdhi njoftimi për pushim nga puna dhe nxjerrje nga sistemi arsimor kombëtar. Motivacioni që iu parashtrua ishte pakësimi i orëve mësimore si pasojë e pakësimit të numrit të nxënësve në shkollë.

Në këtë mënyrë mësuese Erena u hodh në rrugë, pa marrë parasysh asgjë nga kontributi i saj shumëvjeçar në arsim. Atë e vunë përballë, në mënyrë të padrejtë, me kolegun e saj, mesues Mejdi Metaj. Edhe mësues Mejdiu është gjithashtu mësues i lëndëve biologji-kimi, dhe është drejtori aktual i gjimnazit “11 Shkurti”, duke zëvendësuar mësuese Erenën në këtë detyrë që prej vitit 2014. Ai ka qënë pjesë e këtij gjimnazi që prej vitit 2007.

Dy kolegët, Erena dhe Mejdiu, mësues të të njëjtave lëndë, i vunë përballë njëri tjetrit. Pa treguar asfarë respekti e mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim, dy mësuesve u bënë të ditur se lëndët e biologjisë dhe kimisë që prej këtij viti do duhet që ti zhvillonte vetëm njëri prej tyre. Ky ishte mësues Mejdiu. Mësuese Erena u pushua nga puna.

Kaq thjeshtë! Pa asnjë lloj ndërgjegje e morali. Që sot mësuese Erena mund të shkojë të bëjë çfarë të dojë. Ne nuk paskemi më nevojë për të! Shqipëria nuk paska më nevojë për profesionistët e vet të arsimit!

Ndërkohë, qytetarët e Libohovës, të indinjuar nga shkarkimi i mësuese Erenës nga puna dhe largimi i saj nga gjimnazi i vetëm i qytetit dhe gjithë bashkisë Libohovë, po kërkojnë që ajo të rikthehet prapë në detyrën e saj.

Ata e kujtojnë me respekt mësuesen e tyre, apo të fëmijëve të tyre, dhe gjithë kontributin e saj të vyer përgjatë 25 viteve. Përmendin pasionin e saj për edukimin, mardhëniet e mira që krijonte me nxënesit, dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të shkollës dhe të nxënesve gjatë viteve që ishte drejtuese, duke krijuar një shkollë model në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, me futjen e uniformave për nxënesit, me zhvillimin e aktiviteteve mesimore e kulturore, rajonale e kombëtare, të cilat i afronin nxënesit më tepër me shkollën dhe zhvillonin talentet e tyre, me punën e saj të perditshme të zhvilluar me nxënësit problematikë, për ti afruar më tepër me shkollën dhe për ti bërë pjesë të aktivitetit mësimor.

Qytetarët e Libohovës, nëpërmjet një sondazhi të zhvilluar mes tyre, 90% e tyre i kërkojnë drejtorisë së arsimit që të rikthejë në punë mësuese Erenën në gjimnazin e Libohovës, dhe nëse në këtë shkollë nuk ka orë të mjaftushme për të dy mësuesit, atëherë ata kërkojnë që mësues Mejdiu, i cili është nga Golëmi i Gjirokastrës dhe udhëton përditë për të dhënë mësim në Libohovë, të transferohet në një tjetër shkollë më afër banesës së tij. Qytetarët e falenderojnë mësues Mejdiun për kontributin e tij në gjirhë këto vite në gjimnazin e Libohovës, por ata mendojnë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë.

Zjarr Tv Ad