Aktorja flet për tentativën për vetëvrasje: U shtrova në psikiatri

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evan Rachel Wood  ka folur hapur për problemet e saj me shëndetin mendor.

Aktorja u shpreh se është shtruar në spital psikiatrik kur ishte vetëm 22 vjeç.

Ylli i Hollywood në një ese të hapur rikujtoi sesi një përpjekje për vetëvrasje e bëri që të kërkonte ndihmë.

Në letrën e shkruar për Nylon, 31-vjeçarja u tha: “Shëndeti mendor ka një stigmë rreth tij. Ne parapëlqejmë të themi jemi sëmurë sesa të themi jemi në depresion. Ka më shumë mundësi të kemi përkrahje kur thyejmë një krah sesa kur jemi në një periudhe trishtimi.”

Ndërsa shtoi: ” Ishte mëngjes. Ndjeva sikur të isha goditur nga një kamion. Pastaj pa menduar, kapa telefonin. Është një nga ato momentin kur keni një zgjedhje që tejkalon zgjedhjen fillestare, duke kërkuar ndihmë: Ju nuk mund të vdisni, ose mund të ktheheni në jetë.”

Wood kujton momentin kur i telefonoi nënës së saj duke i thënë: “Mami sapo u përpoqa të vras veten. Duhet të shkoj në spital.”

Por aktorja nuk pati lëndim fizik dhe kërkoi trajtim për gjendjen mendore të saj.

Kur ishte pyetur nga nëna e saj përse u përpoq të bënte vetëvrasje, aktorja iu përgjigj: “Doja vetëm pak hapësirë nga frikërat e hijet që po mbushnin mendjen time.”

Ajo u diagnostikua me PTSD, gjendje që iu shkaktua nga përdhunime të shumta dhe një marrëdhënie shumë abuzive që vazhdoi prej vitesh.

Në ese, Wood tregoi se kërkimi i ndihmës ishte më e vështirë, sepse ishte në sy të publikut.

“Kur erdhi kohë për të shkuar në spital psikiatri, shqetësimi im i parë, për të cilën shumica e njerëzve nuk shqetësohen, ishte zbulimi i një mënyrë për të marrë ndihmë pa më gjetur askush sepse nëse me gjenin çdo shans për të rigjetur veten do dëmtohej nga mizoria e të huajve.”

Aktorja gjeti një spital psikiatrik ku iu ndryshua emri për të mbrojtur identitetin e saj dhe mori ilaçe për të luftuar ankthin.

Që nga ajo kohë, Wood thotë se vazhdon të shkojë në terapi dhe ka hequr dorë nga ilaçet.

Zjarr Tv Ad