Alarmi i Kadri Hazbiut në 1955: Të burgosurit s’po shfrytëzohen plotësisht në punë, ndërhyni!

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo letër e shkurtër me siglën “sekret” në krye, që daton më 5 shkurt 1955, e firmosur nga Ministri i Brendshëm, Kadri Hasbiu, dëshmon shkallën reale të shfrytëzimit të të burgosurve në punë të detyruar gjatë viteve të regjimit komunist. Sikur edhe një ditë të kalonte pa i shfrytëzuar maksimalisht në punë të detyruar të burgosurit, për regjimin njihej si dëm ekonomik. Po ashtu, edhe nëse ata ishin të sëmurë dhe nuk ishin në gjendje të plotësonin normat dhe afatet e vëna.

Kadri Hazbiu i shkruan zv.kryeministrit, Tuk Jakova se në kampin nr.4 (sipas të dhënave ky kamp, në këtë periudhë ishte i stacionuar në Tiranë dhe shfrytëzohej për ndërtime pallatesh), të burgosurit nuk po shfrytëzoheshin plotësisht për punë, pasi nuk u ishin plotësuar nevojat me materiale për punë, si çimento, tulla, zhavorr, etj.

Saktësisht në këtë shkresë sekrete, Kadria Hazbiu shkruan:

V.F. L.P.

Tiranë, më 5-2-1955.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPRIS

MINISTRIJA PUNVE TË MBRENDËSHME

“ S E K R E T A R I A T I ”

Nr. 01-43 Sekret.

SHOKUT TUK JAKOVA

Zavendës Kryetar i Këshillit Ministrave

T I R A N Ë

Ju njoftojmë se në kampin Nr. 4 forca e të dënuarve nuk çfrytzohet plotësisht në punë, për arsye se Ndërmarja 21 dhjetori nuk ka plotsuar nevojat matriale për punë si çimento, tulla, zhavor etj.

 Nga ana tonë janë bërë ndërhyrje të vazhdushme për tu plotsuar matrialet dhe për tu çfrytëzuar forca puntore, por akoma nuk janë marë masat e duhura.

MINISTRI PUNVE TË MBRËNDËSHME

GJENERAL MAJOR

Kadri Hazbiu )

(vula) (firma)

Konc. S. Madhi.

Dakt. Xh. Çelniku.

U shtyp në 2 Kopje.

———————————-

Dy ditë më vonë, më 7 shkurt 1955, në të njëjtën shkresë, që kishte mbërritur në Këshillin e Minsitrave, vihet shënimi nga Tuk Jakova se ishte urdhëruar Ministri i Ndërtimit Josif Pashko, për të marrë masa që të sigurojë materialet e ndërtimit, në mënyrë që të burgosurit të shfrytëzoheshin plotësisht në punë.

Është fakt se të gjithë veprat madhore në Shqipëri, që nga tharja e kënetave, ndërtimi i qytezave të reja, hapja e rrugëve e ndërtimi i hekurudhave, ndërtimi i aeroportit dhe fabrikave e uzinave, hapja e kanaleve kulluese e vaditëse në çdo kënd të Shqipërisë, janë ndërtuar falë punës së detyruar të të burgosurve politikë të regjimit të Enver Hoxhës. Ata u shfrytëzuan maksimalisht për aq vite sa ishin nëpër burgje e kampe./Kujto.al/

Zjarr Tv Ad