Albana Vokshi bëri thirrje për protestën e gazetarëve, Sali Berisha me axhendë tjetër: Në të njëjtën orë, jemi me të rinjtë e Forumit Rinor

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Albana Vokshi, ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu dhe ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën që gazetarët do të zhvillojnë sot para Kryeministrisë, për gjuhën që Rama përdori ndaj kolegut Klevin Muka.

“PD shpreh mbështetjen e plotë për protestën, dhe u bën thirrje gazetarëve, shoqatave të tyre dhe qytetarëve, që besojnë te shtypi i pavarur dhe liria e fjalës, të solidarizohen dhe t’i bashkohen këtij tubimi”, tha Albana Vokshi në një deklaratë nga selia blu.

Madje, Vokshi shprehur dhe mbështetjen e vetë PD-së për protestën e sotme. Por pak më parë ish-kryeministri Berisha dhe kryetari Sali Berisha ka njoftuar një axhendë tjetër. Ky i fundit njofton takim me te rinjtë e Forumit Rinor të forcës politike që drejton.

“Miq, shihemi sot në orën 19.00 në një takim me te rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, për të diskutuar situatën e vështirë që po kalon vendi dhe protestën e 7 Korrikut”, njofton Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad