Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për mediat se nesër mblidhet kolegji i kryetarëve për të formalizuar qëndrimin zyrtar të PD lidhur me mënyrën e garimit në zgjedhjet e 14 majit.
Alibeaj u shpreh se diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet dhe qëndrimi zyrtar i PD lidhur me zgjedhjet do jetë nesër.
“Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. E kam aq maturi politike që të mos marr vendime individuale, për situata të paimagjinuara si kjo, mendimi i pjekur është ai i të gjithëve. Nesër do t’i merrni vesh të gjitha”, tha Alibeaj.