Alibeaj kujton eksodin e shqiptarëve: Më 2 korrik 1990 u godit rëndë regjimi, sot duhet të rrëzojmë së bashku mure të reja

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, kujton eksodin e madh të shqiptarëve, që nisi më 2 korrik të vitit 1990.

Në një postim në “Facebook”, shoqëruar me foto nga largimi i shqiptarëve, Alibeaj shkruan se “2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist”.

Postimi i plotë:

”Më korrik 1990 djem dhe vajza kurajozë, thyen barrierën e fundit të diktaturës komuniste. Kështu i dhanë shpresë shqiptarëve se e ardhmja ishte matanë atij muri hermetik. 2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist.Shqiptarët kishin dhe kanë një ëndërr: Shqipërinë si Europa!

Një ëndërr që sot, 32 vite pas rënies së atij muri, mbetet e parealizuar plotësisht. Sepse dhe pas 32 vitesh jemi në betejë me të keqen, me atavizmat e së shkuarës që kanë ngritur muret e reja që po i mbajnë shqiptarët ende larg perëndimit. Ndaj sot, të gjithë sëbashku, duhet të shohim dritën e shpresës dhe të pëpiqemi të rrëzojmë muret e reja. E bashkë me to dhe mbeturinat e mureve të vjetra. Për realizuar ëndrrën e përbashkët të shqiptarëve.Shqipërinë si Europa!”

Zjarr Tv Ad