Deputeti Enkelejd Alibeaj tregoi pozicionin e tij politik tashmë që ndodhet jashtë grupit parlamentar demokrat. Në ‘Frontline Interview’ për Marsela Karapançon, Alibeaj theksoi se i qëndron krah atyre demokratëve që luftuan kundër Berishës dhe Ramës për 3 vite që pas shpalljes non grata.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, sa i takon miqësisë me Bashën shprehet në ‘Frontline Interview’ se në politikë për të mbetet e shkuar.
‘Unë miqtë nuk i lëshoj. Në jetën time profesionale, miqtë nuk i lë. Ama në politikë kush nuk ka hapin tim ngelet një e shkuar. Qartësia është gjuha që një politikan duhet të flas. Kjo është kultura, qartësia shpërblen. Pozicioni im është për një formacion politik, sepse ka një shumicë shqiptarësh ku iu ka ardhur këtu Sali Berisha dhe Edi Rama. Jo parti për parti. Kemi 135 parti. Duhet model i ri i përfaqësimit. Edhe mënyra e organizimi partiak. Partia e njishit. Parti që e kalëron dhe nuk zbret kurrë.’