Alibeaj zbulon 3 prioritete e Grupit Parlamentar të PD-së, thumbon Berishën?: Distancim real ndaj korrupsionit, jo lojë interesash

0
358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar prioritete e opozitës për këtë vit.

Alibeaj në mbledhjen e Kryesisë ka propozuar tre prioritete që grupi i tij ka për sesionin e ri parlamentar, bazuar në tre shtylla kryesore:

  1. Reforma legjislative;
    II. Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
    III. Kontrolli parlamentar.

Alibeaj ka pranuar se opozita, gjatë vitit që lamë pas, më shumë ishim të fokusuar në një konflikt mes vetes, që konsumoi energji të panevojshme dhe shfokusoi aksionin opozitarë.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, tanimë është momenti që opozita të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve për të ofruar zgjidhjen. Alibeaj ka pasur edhe një mesazh për kundërshtarët politik por edhe atyre brenda PD-së.

Ne besojmë që zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që oferta jonë është e duhura përballë propagandës dhe arrogancës së qeverisë. Për t’i thënë çdo shqiptari se në parlament nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi të bindur që arroganca e qeverisë mposhtet me ofertë jo me retorikë boshe politike. Me alternativë dhe jo me batuta bajate. Me denoncime konkrete dhe jo me akuza të hedhura në ajër. Me distancim real ndaj korrupsionit dhe oligarkëve, jo me selektivitet dhe lojë interesash.” tha Alibeaj.

Zjarr Tv Ad