Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur sot që prej orës 11:00 Këshillin Kombëtar.
Në fokus të mbledhjes është zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë.
Në këtë kuadër, Basha ka bërë këto propozime:
Xhemal Bushati – Kryetar i Këshillit Kombëtar
Sekretar i Përgjithshëm – Enkelejd Alibeaj
Nënkryetare:
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Orjola Pampuri
Roland Bejko
Kryetar Komisioni Zgjedhor – Jemin Gjana
Mbledhja zhvillohet pikërisht në sallën ku pak ditë më parë, Gazment Bardhi thirri takimin e të gjithë demokratëve, ku mori pjesë Sali Berisha, por Basha nuk ishte i pranishëm.
Më 2 shtator Basha mblodhi Kuvendin kombëtar të PD-së, ku u miratuan ndryshimet statutore, sipas të cilit kryetari i PD-së merr dhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.