Alimehmeti: Programi i PD i fokusuar, si tek njerëzit që shërbejnë në shëndetësi ashtu edhe tek ata që e marrin këtë shërbim

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtues i departamentit të shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti, shpalosi programin e shëndetësisë gjatë një takimi zhvilluar ditën e sotme.

Alimehmeti tha është e rëndësishme dyfishimi i pagesës për mjekët, por edhe qindra mjek specializantë nuk paguhen fare dhe janë këta që shpëtojnë jetë njerëzish.

Gjithashtu Alimehmeti u shpreh se nëse nuk mbështetim rininë ne nuk do të kemi një të ardhme, programi jonë fokusohet tek njerëzit dhe shëndeti.

“ Është e rëndësishme shtimi i pagesës, dyfishimi i tyre, kujtojmë që ka qindra specializantë që nuk paguhen fare. Këta duhet futur, sepse punojnë 8 orë në ditë, shpëtojnë jetë njerëzisht, sigurojnë mirëqenie dhe është komplet e palogjikshme dhe e paligjshme të mos paguash dikë që punon. Nëse nuk mbështetim rininë ne nuk do të kemi një të ardhme, kjo është e thjeshtë për çdo popull. Shpërndarja territoriale e personelit shëndetësor duhet bërë bazë në një kërkesë oferte dhe nuk duhet të shkosh me urdhër dhe detyrim. Kjo gjë do një investim të vazhdueshëm në mjekësi, sepse mjekësia nuk mbaron së mësuari, njerëzit duhet të edukohen në vazhdimësi me fokus të veçantë specializimet jashtë Shqipërisë. Të nderuar miq, shtjellimi i programit të PD mbi shëndetësinë do të detajohet më tej, sepse është e pamundur në kaq pak kohë të hyjë në detajet e tij. Të jeni të bindur te gjithë se programi është krejtësisht i fokusuar tek njerëzit. Si njerëzit që shërbejnë në shërbimin shëndetësor ashtu edhe njerëzit që e marrin këtë shërbim. Prandaj, do ju thoja që nëse zgjidhni PD këtë maj, ju do zgjidhini dhe shëndetin”, tha Alimehemti.

Zjarr Tv Ad