“Alo, thuaj të lëvizë, po vijnë ata”- telefonata e policit që njoftoi Balilin

0
3275
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që operacionet e policisë për arrestimin e Klemend Balilit janë dekonspiruar nga brenda vetë uniformat blu, kjo është e ditur. Por sot është zbuluar edhe telefonata që ka lajmëruar “Escobarin e Ballkanit”.

Alo, thuaj të lëvizë, po vijnë ata”, mësohet se është telefonata që i ka thënë Balilit se policia ishte duke ardhur në vendin e tij ku ishte fshehur. Sipas të dhënave, pikërisht pas kësaj telefonate kanë nisur hetime për komisariatin e Sarandës.

Dyshohet se Klemend Balili ka ndryshuar pamje dhe për këtë arsye në lojë ka hyrë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror që ka nxjerrë në terren agjentët me qëllim kapjen e shumë të kërkuarit nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.

Zjarr Tv Ad