Altin Goxhaj vetofrohet si avokat për Luizin/ Kontrata e manipuluar e “Top”-it synon t’i grabisë imazhin

0
881
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme për një përplasje të mundshme të televizionit “Top Channel” me familjen e këngëtarit Luiz Ejlli.

Siç është aluduar, “Top Channel” ka firmosur një kontratë me Luizin për menaxhimin e imazhit të tij, duke përfshirë këtu edhe rrjetet sociale, që u pasua edhe me bllokimin e profilit të këngëtarit në “Instagram”.

Për këtë çështje ka reaguar ditën e sotme avokati Altin Goxhaj, i cili shpreh hapur qëndrimin e tij krah Luizit.

Goxhaj vetofrohet si avokat për Luizin dhe deklaron se kontrata është e manipuluar, pasi pretendon se këtij të fundit i është mbajtur e fshehtë vlera reale e imazhit të tij.

Deklarata e plotë:

Ja pse do doja të isha avokati i Luizit të “BB” kundër kontratës së manipuluar të “Top”-it që synon t’i grabisë imazhin.

Lexova tani që Luizi i “BB” paskërka firmosur një kontratë për dhënie të imazhit të vet në favor të “TopChannel” brenda “Big Brother” në kushte mashtrimi duke iu mbajtur e fshehtë vlera reale e imazhit të tij.

Pisllëku qëndron në faktin se kanë përdorur qëllimisht vulnerabilitetin psikologjik në kushtet e izolimit dhe mbajtjen të fshehtë të të dhënave dhe për më tepër këtë e kanë bërë publikisht dhe të provuar.

Ky pisllëk është avancuar edhe më shumë duke dashur t’i vjedhin edhe faqen në “Instagram” (ndër më fitimprurëset në tregun e reklamave) dhe kjo e ka detyruar të motrën ta marrë në pronësi duke i vënë emrin e saj, por duke sjellë pasoja në vizibilitetin e faqes.

Në çdo logjikë juridike, e njohur edhe nga legjislacioni shqiptar, ajo kontratë që ka firmosur Luizi është nul, bie automatikisht.

Zbatimi i kontratës bllokohet edhe me sigurim padie për të shmangur dëmin e pakthyeshëm (pasi ndryshimi i administrimit bën të pamundur matjen e fitimit të munguar për kohën e mbarimit të procesit juridik).

Ndërsa “Top”-i tregon standardin e ulët dhe sjelljen e pistë që përfshin mashtrimin dhe tentativën për vjedhje.

Vlera e kontratës është diku te 100 mijë euro për një vit, ndërkohë që Luizi i nxjerr 100 mijë euro në kontrata marketingu brenda 1 jave të vetme, në mos për 1 ditë (e di mirë për çfarë flas).

Natyrisht si çdo avokat do të doja të ishim me studion tonë ligjore “Aga & Goxhaj Law Firm” si çdo avokat që do ta donte një çështje të tillë.

Zjarr Tv Ad