“…Emiljano Nina, ma kërkoi makinën duke mu lutur dy herë” “…aman ma jep, se dua të dal me një shoqe…” dhe unë më pas ja kam dhënë…”. Kjo është dëshmia e Eldi Allushit, pronarit të “BMË X6”, mjet i cili tre ditë më parë u gjet nga policia rrugore mbi digën e liqenit Artificial në Tiranë.
Kjo dëshmi është dhënë nga Eldi Allushi, kur ai ka kuptuar se policia rrugore dhe ajo kriminale, kishte zbuluar se në makinë ndodheshin tre persona të tjerë, përfshirë Emiljano Ninën, identifikimi i të cilit është bërë përmes fiksimit të gjurmëve të gishtave në makinë dhe pamjeve filmike të lokalit ku kanë qëndruar natën e ngjarjes.
Nisur nga kjo situatë policia ka zbuluar se në timonin e “BMË X6” luksoze, ka qenë pikërisht Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinaj, bosit të kazinove fati i të cilit prej një viti nuk dihet se ku është.
Allushi, është marrë sërish në pyetje duke ndryshuar dëshminë e dytë nga e para, pasi në intervistimin e parë ai ka treguar se kishte pasur një problem me sistemin e funksionimit të gazit dhe ndaj kishte dalë nga rruga, duke u ngjitur në digën e liqenit Artificial.
Por gjatë intervistimit të dytë, Eldi Allushi, nuk ka humbur më kohë për të mbrojtur Emiljano Ninan dhe rënduar vetveten, duke treguar të vërtetën.
Allushi i ka pohuar policisë se Emiljano Nina ka njohje dhe shoqëri. Gjatë mbrëmjes Nina i është lutur dy herë që t’ia jepte makinën për të dalë xhiro në Tiranë, me një shoqen e tij.
Meqënëse ai më është lutur dy herë duke më thënë “…aman më jep makinën se dua të dal me një shoqe…. Allushi ka pranuar duke ja dhënë për të kryer xhiro nëpër Tiranë, por pa ditur se ccfarë kishte bërë Emiljano Nina.
“…unë nuk i tregova policisë kur mësova për aksidentin pasi nuk doja t’i bëja keq Emiljano Nina. Ai ma kërkoi makinën 2 herë për të marrë një shoqe, dhe unë ia dhashë. Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, dhe mua nuk më tregoi se çfarë kishte ndodhur…”-ka treguar Eldi Allushi.
Ky i fundit ka treguar se “BMË X6” tashmë të shkatëruar ja kishte bërë dhuratë xhaxhai i tij.
Ai ka pretenduar në dëshmi se nuk është arrestuar por vetëdorëzuar, pasi një oficer policie e ka marrë në telefon duke i kërkuar që të dorëzohej, por fillimisht kishte hezituar pasi ishte trembur nga ajo që kishte ndodhur.
Ndërkohë në pyetje është marrë dhe Jurgen Allushi, i cili ndodhej në makinë së bashku me Emiljano Ninën dhe një person tjetër. Jurgen Allushi, ka pohuar se para ndodhej së aksidentit Emiljano Nina, ka konsumuar tre birra dhe më pas ka hipur në makinë për të shkuar në shtëpi.
Në rrugën e Kosovarë, makina ka lëvizur me shpejtësi të lartë, duke dalë nga rruga dhe hipur në digën e liqenit artificial në Tiranë.Fatmirësisht ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës ku nuk kishte kalimtarë, duke mos sjellë lëndimin e asnjërit prej qytetarëve që frekuentojnë atë zonë.
Tashmë Emiljano Nina është shpallur në kërkim nga policia për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërsa Jurgen Allushi dhe Eldi Allushi, pritet të dalin të shtunën para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë./oranews